Protesta e paralajmëruar për të dielën nga partia Demokracia e Re kundër propozim ligjit të Qeverisë për regjistrimin e popullsisë ka gjetur mbështetje të gjerë tek shqiptarët si brenda ashtu edhe jashtë Maqedonisë, bëjnë të ditur organizatorët.
Demokracia e Re me protesta para Parlamanentit tenton ta pengojë miratimin e propozim Ligjit qeveritarë, pasi vlerëson se i njejti përjashton 1/3 e shqiptarëve nga regjistrimi.
“Bëjmë thirrje publike deri te të gjithë vëllezërit dhe motrat tona shqiptare që të na bashkangjiten që qetë, me dinjitet dhe krenari të protestojmë kundër miratimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë që përjashton 30-40% të shqiptarëve në regjistrimin e vitit të ardhshëm”, u shpreh zëdhënsi i PDR-së, Arjanit Hoxha.
Dilema ndaj propozim ligjit të Qeverisë kanë shfaqur edhe shoqatat joqeveritare. Lëvizja qytetare ‘Zgjohu’ ka paralajmëruar regjistrim paralel për të pamundësuar manipulimin e mundëshëm të numrit të përgjithshëm të shqiptarëve.
“Në cdo vend ku jetojnë shqiptarët do të ketë një qendër të lëvizjes ‘Zgjohu’, ku qytetarët shqiptarë që kanë problem me regjistrimin, të cilët nuk janë regjistruar nga ana e regjistruesve të entit shtetëror për statitikë, do të mund të trokasin tek ‘Zgjohu’ e cila do të mban evidencën e të gjithë qytetarëve dhe problematikave dhe në këtë mënyrë do të mundësojmë transparencën. Regjistrimi është shumë i rëndësishëm për shqiptarët pasi të drejtat e komuniteteve varen nga statistikat, neës je 20% mund ta përdorësh gjuhën”, u shpreh lideri i lëvizjes “Zgjohu”, Artan Grupi.
Edhe PDSH-ja ka vëretje të shumta dhe ka paralajmëruar bojkotimin e procesit të regjistrimit. Nga ana tjetër partia shqiptare në pushtet BDI mbështet propozim ligjin dhe garanton se nuk mund të ketë manipulim të rezultateve.
Top Channel