Kriza ekonomike ka bërë që Posta e Bullgarisë të mbyllë në dy vitet e ardhshme të paktën 400 filiale të saj në mbarë vendin.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, të cilat citojnë drejtorin e Postës Bullgare, Dejan Daneski.

Sipas Daneskit, nga Komisioni për rregullimin e komunikimit është kërkuar që vitin e ardhshëm të mbyllen 106 shërbime postare në vendet me më pak se 150 banorë.

Ndërsa deri në vitin 2012, sipas të njëjtit burim, është planifikuar mbyllja e 282 postave të tjera.

Posta Bullgare ka në mbarë vendin 3050 filiale, të cilat janë të vendosur pothuajse në të gjitha vendbanimet rurale.

Për shkak të krizës ekonomike autoritetet bullgare njoftuan dje një plan për mbylljen e 7 ambasadave, 4 në Afrikë, 2 në Azi dhe një në Amerikën Latine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA