Kosumi, marrëveshje me PDK-në
13/11/2010 09:45
Ish-kryeministri i i Kosovës, Bajram Kosumi dhe ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, të cilët ditë më parë kanë formuar Lëvizjen Qytetare “Për demokraci”, kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor me PDK-në.
Sipas Telegraf, Kosumi ka thënë se kjo marrëveshje bëhet me qëllim të ndihmesës për proceset politike në Kosovë.
Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, e ka konsideruar si nder për PDK-në që ta ketë në mesin e saj Bajram Kosumin. Ai ka thënë se Kosumi është ndër personalitetet më të vjetra politike, që ka qenë pjesë e të gjitha proceseve, që nga çlirimi i Kosovës, lirisë së saj dhe shtet-ndërtimit.
Top Channel