Në Kosovë po u bëhet thirrje qytetarëve që të mos u japin para lypsave. Por, as policia dhe Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, nuk ka asnjë strategji për largimin e tyre nga rrugët e Prishtinës.
Gjendja e pandryshuar në terren ka bërë projekti i një viti më parë i përkrahur nga OSBE të ripërsëritet prapë përpara opinionin publik kosovar.
Numri i fëmijëve lypës është në rritje e sidomos nga ata të komuniteteve rome të Shqipërisë.
Deri më tani policia ka arritur të zbulojë vetëm një rast të trafikimit dhe përfshirjes së fëmijëve për lypje.
“Vetëm nga Shqipëria në periudhën janar-shtator kanë qenë 260 raste dhe të gjitha këta janë proçeduar nëpërmjet gjykatave dhe janë çuar jashtë Kosovës”, është shprehur Fahredin Gerbovci, policia e Kosovës.
“Në këtë situatë krize tek familjet që nuk kanë kujdestar dhe të rritur, ky problem është vështirë që të luftohet”, theksoi Fehmi Ibrahimi, Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë nuk jep shpresa për largimin e lypësve nga rrugët vendit.
E aq më e pashpresë mbetet mundësia e strehimit, apo largimit të fëmijëve nga rruga dhe sistemimi i tyre nëpër shkolla.
Kjo situatë, mbase edhe për shumë vjet, vetëm do të rrisë numrin e lypësve.
Top Channel