Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka të bëjë me statusin, pasi pavarësia është kapitull i mbyllur, të cilin e ka konfirmuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Kështu është shprehur ambasadorja e SHBA-ve pranë Kombeve të Bashkuara, Rozmari Di Karlo.

“Përkrahim Kosovën për të ndërtuar një shtet demokratik dhe multietnik. Kosova ka bërë përpjekje për të ngritur sigurinë në përgjithësi, duke fuqizuar sundimin e ligjit, demokracinë, por edhe shumë do të bëhet”, tha Di Karlo.

Ajo ka shprehur mbështetjen e vendit të saj për të ndihmuar Kosovën në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, duke theksuar se është koha për të lëvizur përpara dhe për zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili kërkohet edhe përmes rezolutës së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 9 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA