Seria A, Bolonja mundet nga Milan 0-3

12/11/2010 14:35

Milani ka mundur Bolonjën 3-0 në ndeshjen e javës së 16 duke vijuar kryesimin në Serinë A.

Golat janë shënuar nga Boateng në minutën e 9, Robinho në të 35-n dhe Ibrahimovic në minutën e 60.

Bolonja kishte rastin më të mirë të shënonte golin e nderit në minutën e 78, kur Di Vaio humbi një penallti të pritur nga Abbiati.

Ndërsa Roma vuan për të marrë tripikëshin ndaj Barit.

Një gol i mbrojtësit brazilian Juan në minutën e 30-të i jep fitoren në “Olimpico” verdhekuqve, pasi Totti më parë kishte humbur një penallti.

Rezultatet e tjera të javës së 16-të të Serisë A janë: Brescia-Sampdoria 1-0, Cagliari-Catania 3-0 dhe Lecce-Chievo 3-2.

Në mbrëmje, ora 20.45, do të luhet ndeshja e fundit e kësaj jave: Juventus-Lazio.

Top Channel