
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë sot në Nju Jork raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Moon për Kosovën.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave në raportin e tij Ki Moon vlerëson përpjekjet e Serbisë dhe Kosovës për nisjen e një faze të re dialogu.
“Bisedimet do të hapin një fazë të re në marrëdhëniet mes dy palëve dhe do të ndihmojnë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, thotë Ki Moon në raport.
Por në të përcillet gjithashtu shqetësimi i sekretarit të përgjithshëm për situatën e tensionuar në veri të shtetit të ri.
“Gjendja në veri të Kosovës nuk është e qendrueshme dhe tensionet janë shtuar, sidomos pas mendimit këshilldhënës të GJND-së”, thuhet më tej në raportin që do të prezantohet nga shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier.
Top Channel