Autoritetet malazeze kanë zbuluar një rrjet kriminal ruso-serb, i cili organizonte dyluftime ilegale trup me trup me fëmijë të moshës nga 7 në 12 vjec.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave nga aktiviteti në fjalë grupet kriminale kanë fituar miliona euro për shkak të basteve të shumta.

Sipas burimeve, dyluftimet e “gladiatorëve” të mitur bëhen në vende të ndryshme të rajonit, si në Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe mbikëqyren rreptësisht nga bosët e krimit në mënyrë që të mos zbulohen.

Këta të fundit organizojnë gjithashtu transmetimin e ndeshjeve në internet, ku dhe vihen një mori bastesh që u sjellin atyre fitime marramendëse.

Pagesa e parave të basteve bëhet nëpërmjet kompanive të ndryshme, llogaritë e të cilave janë shumë të vështira për t’u zbuluar.

Organizatorët gjejnë fëmijë nga vendet e varfëra, kryesisht jetimë, të pastrehë dhe ata që shiten nga prindërit e tyre.

Top Channel