Një granatë dore ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Kosovës, Besim Hoti ka bërë të ditur se granata ka shpërthyer rreth orës 05:30, në catinë e një garazhi, pronë e banorit serb Nebojsha Dimitrievic.

Raportohet se përvec catisë është dëmtuar edhe makina e tij, si dhe dritarja në ndërtesën ngjitur.

Situata në Mitrovicë vijon të jetë e tensionuar. Ditën e djeshme një sulm i ngjashëm u krye ndaj një salle sportive, pronë e një banori boshnjak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA