Chelsea, Lampard dëmtohet sërish

12/11/2010 15:50

Tjetër dëmtim për mesfushorin e Chelsea, Frank Lampard, i cili duhet të qëndrojë 2-3 javë pushim.

Lampard u dëmtua në stërvitjen e djeshme duke shtyrë sërish rikthimin në fushë, i cili ishte parashikuar për këtë të dielë kundër Sunderland.

Carlo Ancelotti do të ketë probleme në mesfushë sepse përveç Lampard të dëmtuar, do të mungojë për tre ndeshje edhe Michael Essien i skualifikuar.

Top Channel