Barcelona, vjen Afellay për 3 milionë euro

12/11/2010 21:40

Futbollisti hollamdez i PSV Eindhoven, Ibrahim Afellay, është pranë transferimit tek Barcelona.

Drejtori sportiv i ekipit hollandez, Marcel Brands, tha për revistën ‘Voetbal International’ se po mbahen kontakte me Barcelonën për mbylljen e transferimit të Ibrahim Afellay.

Futbollisti, i cili përfundon kontratën me PSV më 30 qershorin e ardhshëm, mund të mbërrijë në Barcelonë për 3 milionë euro, në merkaton e janarit.

Afellay ka refuzuar të zgjasë kontratën me PSV Eindhoven dhe dëshiron që të bashkohet sa më shpejt me ekipin katalanas.

Marrëveshja midis dy klubeve pritet të arrihet ditët e ardhshme.

Top Channel