Vettel: T’i hap rrugë Webberit? Do mendohem
11/11/2010 15:25
Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, një nga aspirantët për fitimin e titullit botëror të Formula 1 e kaloi me shaka pyetjen që ka të bëjë me urdhrat e skuderisë.
“Nëse je i pari, Webber i dyti dhe Alonso i treti, do i hapje rrugën shokut tënd të ekipit?”
“Kam tre ditë kohë për tu menduar”, është përgjigjur piloti gjerman duke qeshur.
Vettel është i treti në klasifikimin e kampionatit të Formula 1, i shkëputur 15 pikë nga kryesuesi Alonso (Ferrari) dhe 7 pikë nga shoku i ekipit, Mark Webber.
Top Channel