Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel
Vazhdojnë problemet në peshëngritjen shqiptare. Edhe pse bëhet fjalë për sportin më produktiv dhe më të suksesshëm në vendin tonë, i cili ka ngritur lart flamurin e Shqipërisë në aktivitetet më të rëndësishme kontinentale dhe botërore, çështja financiare mbetet tema e ditës.
Pas protestave në muajin shtator dhe kërcënimit se shtangistët e përfaqësueses shqiptare do të bojkotonin Kampionatin Botëror në Antalia (që u zhvillua më 17 shtator 2010), situata vazhdon të jetë e mjerueshme.
Në atë periudhë, pas takimeve në Kryeministri dhe Ministrinë e Sporteve, problemi dukej se u zgjidh, ndërsa me vendim të Këshillit të Ministrave u rrit dieta ushqimore për sportistët elitarë. Por, trajneri i Kombëtares, Hektor Shaqiri, ka theksuar se situata nuk ka ndryshuar.
Përkundrazi: ajo vazhdon të mbetet e njëjtë, duke nisur nga rrogat e padhëna. Shaqiri bëri të ditur se peshëngritësit kanë pesë muaj pa u paguar, ndërsa paralajmëroi se protestat mund të përshkallëzohen. Ai deklaroi: “Situata vazhdon të jetë e pazgjidhur me gjithë përpjekjet tona të mëdha. Deri tani na kanë shlyer vetëm rrogat e një muaji, ndërsa na ngelen edhe pesë muaj pa u paguar. Ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi deri në realizimin e të gjitha kërkesave, për të cilat kemi protestuar kohët e fundit edhe para KOKSH-it. Së shpejti kemi një takim me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferi. Në rast të mosplotësimit të kushteve tona, do ta përshkallëzojmë protestën”. Përveç rrogave, disa pretendime të tjera ishin pensionet e shtangistëve dhe sigurimi i një vendi pune në gardë ose polici, ashtu siç ndodh në të gjitha vendet e tjera.
Top Channel