Përfundon sezoni për Inzaghin
11/11/2010 18:00
Ka përfunduar sezoni për sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi.
Diagnoza e dëmtimit që pësoi në ndeshjen e djeshme ndaj Palermos është më e rëndë se sa pritej në momentet e para.
Brenda 2-3 ditëve, sulmuesi 37-vjeçar do t’i nënshtrohet një operacioni në ligamentin e kryqëzuar dhe në meniskun e gjurit të majtë.
Koha e rekuperimit pritet të jetë gjashtë muaj.
Top Channel