Milan, dëmtohen Pato e Inzaghi

11/11/2010 13:20

Milanistët Pato e Inzaghi nuk do të luajnë në derbin e të dielës kundër Interit për shkak të dëmtimeve të pësuara gjatë takimit të djeshëm kundër Palermos.

Për Pato bëhet fjalë për një “tërheqje muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë”.

Edhe pse nuk duket një dëmtim i rëndë, të premten është parashikuar një rezonancë magnetike.

Ndërsa Inzaghi ka pësuar një dëmtin në gjurin e majtë. Edhe për atë pushim dhe vizita më të detajuara të premten.

Top Channel