
Vërshimet në rajonin e Pejës i kanë marrë jetën e një fëmije 8 vjeç, ndërkohë që polica është në kërkim të një 7 vjecari tjetër.
Policia tashmë ka konfirmuar se Arbis Krasniqi, i lindur në vitin 2002, është gjetur i vdekur të mërkurën rreth orës 16:00 në një fushë ndërmjet fshatrave Qellopek dhe Kosuriq të komunës së Pejës.
Vdekjen e fëmijës e kanë konfirmuar edhe ekipi mjekësor. Ndërkohë, sa i përket zhdukjes së fëmijës së dytë, Valtrim Krasniqi, policia thotë se po bën c’është e mundur për gjetjen e tij.
Sipas policisë, fëmijët janë zhdukur në ujë pasi u rrit niveli prej reshjeve të mëdha të shiut. Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar nga familjarët e fëmijëve, pasi ata nuk ishin kthyer në shtëpi nga orët e mëngjesit deri në orën 16:10 të ditës së mërkurë.
Familjarët e fëmijëve kishin menduar se fëmijët e tyre kishin shkuar për të nxjerrë bagëtinë në kullotë. Policia po vazhdon me një aksion të madh kërkim-shpëtimi, por ende nuk ka rezultate.
Top Channel