Goditi arbitrin, skualifikohet për 5 vjet
11/11/2010 13:00
Një skualifikim i rëndë, 5 vjet larg fushës, për mbrojtësin e Cavola (Itali), që të dielën e shkuar ka goditur në fytyrë arbitrin, gjatë ndeshjes me Real Castellarano, takim i Serisë D.
Në bazë të deklaratave të arbitrit, gjykatësi sportiv ka ndaluar për 5 vjet Simone Fiorani që ishte mbrojtur duke folur për të shtyra reciproke.
Mbrojtësi ka deklaruar se do të apelojë çështjen.
Top Channel