Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub
Barcelona-Real Madrid do të luhet të hënën, më 29 nëntor, në orën 21:00.
Lajmin e bën të ditur Liga Profesionale e Futbollit (LFP).
Vendimi që kjo ndeshje e madhe të luhet si rrallë herë jo në fundjavë është marrë për shkak të problemeve të sigurisë që mund të shkaktohen në Barcelonë si pasojë e “përplasjes” së këtij evenimenti me një tjetër shumë të rëndësishëm: zgjedhjet vendore të Katalonjës (të dielën, 28 nëntor).
LFP, në një komunikatë të saj shton se “të gjitha palët e përfshira kanë kërkuar zgjidhjen më të mirë në mënyrë që të dy këto evente (ndeshja dhe zgjedhjet) të zhvillohen pa probleme.”
“El Clasico” i futbollit spanjoll është luajtur vetëm dy herë më parë në ditën e hënë.
Ndeshja e parë u luajt më 30 mars 1964 dhe Real Madrid fitoi në fushën e rivalit “të përjetshëm” me rezultatin 1-2. Gjithashtu fitoi edhe titullin kampion në atë sezon.
Ndeshja e dytë u luajt më 3 prill 1972 dhe këtë herë ndeshjen e fitoi Barcelona 1-0, ndërsa kampionatin sërish Real Madrid.
Top Channel