Pique: Arbitrat favorizojnë Real Madridin

10/11/2010 14:55

Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, “ngacmon” rivalët e Real Madridit në një intervistë për ‘El Mundo Deportivo”.

“Barcelona dhe Real Madrid gjithmonë favorizohen më shumë se ekipet e tjera, por midis Barcelonës dhe Realit arbitrat favorizojnë më shumë ekipin madrilen”, është shprehur Pique.

“Gjithmonë e ndihmojnë më shumë Realin. Gjithçka përqendrohet tek Reali dhe nëse Barcelona kërkon të fitojë një kampionat duhet të kalojë shumë pengesa. Duhet të jemi më të mirët në gjithçka”, vazhdon mbrojtësi.

Përsa i përket stilit të trajnerëve të dy ekipeve më të mëdha spanjolle, Guardiolës dhe Mourinhos, Pique tha: “Guardiola është zotëri dhe gjithmonë e ka lavdëruar Realin e Madridit edhe pse vetë ka fituar shumë tituj. Por, nëse Reali do ishte kaq i suksesshëm sa ne, atëherë situata do ishte e padurueshme…”

Top Channel