Ancelotti: Chelsea nuk ka nevojë për Torres

10/11/2010 13:10

Trajneri i Chelsea, Carlo Ancelotti, mendon se ekipi i tij nuk ka nevojë për Fernando Torres, sulmuesin e Liverpool i cili i shënoi dy gola “Bluve” të Londrës të dielën e kaluar.

Pas paraqitjes së mrekullueshme të sulmuesit spanjoll në këtë ndeshje, janë shtuar zërat mbi të ardhmen e Torres dhe mendohet se destinacioni i tij do të jetë pikërisht Chelsea.

“Nuk është vetëm Torres i cili ka luajtur mirë kundër nesh. Edhe Tevez na ka krijuar probleme kur jemi ndeshur me Manchester City”, ka deklaruar trajneri italian.

“Janë lojtarë të shkëlqyer, por kur në skuadër ke Drogba dhe Anelka nuk mendon për të tjerët”, sqaron Ancelotti.

“Kur Drogba nuk do mund të luajë më në nivele të larta do të mendojmë për blerjen e një sulmuesi si Torres. Por, kur Drogba të jetë i padobishëm, Torres do të jetë i vjetër atëherë”, përfundon Ancelotti.

Top Channel