Seria A, skualifikohen Cassetti e Gattuso

08/11/2010 15:55

Vendimet e gjykatësit sportiv në Itali pas javës së 10 të Serisë A kanë çuar në pesë të skualifikuar.

Një ndeshje skualifikim për Pellegrino (Cesena), Cassetti (Roma), Gattuso (Milan), Potenza (Catania) e Zapata (Udinese).

Ndërkohë janë pesë edhe shoqëritë e ndëshkuara me gjoba ku Roma dhe Lazio janë dënuar me nga 25 mijë euro gjobë për shkak të “thirrjeve raciste” të tifozëve.

Napoli është dënuar me 8 mijë euro, ndërsa Palermo e Brescia me nga 2 mijë euro për vonesë në fillimin e garës.

Top Channel