Horner: Nuk do ketë urdhra ekipi, por…

08/11/2010 14:55

Drejtori i Red Bull, Cristian Horner, nuk e mohon kategorikisht se në garën e fundit në Abu Dhabi, ku do të vendoset kampioni i botës në Formula 1, mund të ketë urdhra ekipi.

Mark Webber, piloti i dytë i Red Bull në teori ka më shumë mundësi fitoreje sesa Sebastian Vettel.

“Gjatë gjithë vitit nuk kemi dhënë urdhra ekipi dhe do ishte mëkat të fillonim tani, në garën e fundit”, u shpreh Horner.

“Por, do të varet nga vendi që do të fitojë Alonso. Mjaft dhurata i kemi bërë spanjollit këtë vit”, përfundoi drejtori i Red Bull.

Top Channel