Galliani: Milan, i ndërtuar për fitore

08/11/2010 13:30

Të dielën e ardhshme do të luhet derbi Milan-Inter, por Adriano Galliani nuk mendon se Milan është favorit edhe pse rivalët zikaltër kanë shumë mungesa për shkak të dëmtimeve.

“Nuk jemi favoritë, por jemi një skuadër e cila ka mundësinë të luftojë për titullin kampion bashkë me ekipet e tjera të mëdha”, është shprehur administratori i deleguar i Milanit.

“Më vjen keq për problemet që ka Inter me dëmtimet. Vitin e kaluar patëm ne probleme dhe na kushtëzuan”, ka vazhduar Galliani.

Përsa i përket fitores së djeshme në Bari, Galliani deklaroi: “Kur luan ndeshje çdo tre ditë është e vështirë të gëzosh për fitoret. Me Barin luajtëm mirë, Milan shënoi tre gola dhe humbi shumë raste të tjera.”

Top Channel