Irak, Al-Maliki qëndron kryeministër

07/11/2010 13:50

Kryeministri iraken, Al-Maliki, do vazhdojë të mbajë detyrën e tij pas marrëveshjes që arritën partitë irakene për ndarjen e pushtetit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Al Dabagh.

“Një marrëveshje politike është arritur midis partive politike, sipas së cilës, Jalal Talabani do të vazhdojë të jetë kreu i shtetit, Nuri Maliki kryeministër dhe grupi Iraqiya (I Ayad Allawi) duhet të zgjedhë kandidatin për kryetar të Parlamentit”, u shpreh zëdhënësi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta