Dinamo, kundër Laçit për të nisur “arratisjen”

06/11/2010 13:45

Edhe në këtë sezon Dinamo është shfaqur si skuadra më e fortë e Kategorisë Superiore, duke grumbulluar 22 pikë në 9 javët e para.

Ata kanë regjistruar 7 fitore, një barazim (në derbin e javës së 7-të me Tiranën) dhe vetëm një humbje (në shtëpi me Flamurtarin, në javën e parë të kampionatit).

Ndryshimi i vetëm nga një edicion më parë është se blutë nuk kanë diferencë të madhe me rivalët më të afërt në klasifikim. Megjithatë, kjo situatë mund të ndryshojë në javën e 10-të të kampionatit, pasi skuadra e drejtuar nga Luis Manuel Blanko ka shansin të përfitojë nga përplasja e Skënderbeut dhe Flamurtarit (skuadrave që renditen në vendet 2 e 3, me 19 pikë) në Vlorë.

Por, më parë kryeqytetasit duhet të fitojnë pikët e plota në sfidën e sotme me Laçin. Vetëm në këtë mënyrë ata do të tentonin “arratisjen” e parë në këtë sezon.

Top Channel