Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
Ndryshe nga Shqiperia, Komisioni vlerëson se në Mal të Zi ka një konsensus të fortë mes partive politike për ndërtimin e shtetit dhe integrimin europian. Demokracia parlamentare e vendit përputhet tërësisht me parimet europiane dhe zgjedhjet përmbushen shumicën e standarteve ndërkombëtare.
Por, për kriterin politik të Kopenhagenit, në opinionin e tij mbi kandidaturën e Malit të Zi, Komisioni vëren disa parregullësi në funksionimin e institucioneve demokratike dhe zbatimin e legjislacionit.
Ndarja e pushteteve nuk respektohet në rastin e gjyqësorit, ndërsa administrata publike mbetet e dobët dhe gjërësisht e politizuar. Korrupsioni e krimi i organizuar konsiderohen probleme veçanërisht serioze. Trafiku i droges dhe pastrimi i parave paraqiten si shqetësime. Media e shoqëria civile mbeten subjekt presionesh nga administrata e politika.
Për kriterin ekonomik, Komisioni thotë se Mali i Zi ka shënuar qendrueshmëri makroekonomike, rritje mbi 5%, ka ulur papunësinë, defiçiti buxhetor e borxhi publik janë ruajtur në nivelet e duhura. Klima ndaj biznesit është përmirësuar dhe është bërë atraktive për investimet e huaja. Shkëmbimet tregtare me BE-në dhe rajonin vlerësohen të larta.
Por, Mali i zi vlerësohet se ndryshe nga Shqipëria është prekur nga kriza botërore, veçanërisht në mbikqyrjen e sektorit bankar. Infrastruktura në energji e transport mbetet e pamjaftueshme, dhe sektori informal vlerësohet sfidë e rëndësishme për vendin.
Kriteri i tretë i Kopenhagenit, ai mbi përputhjen e legjislacionit vendas me atë europian, vlerësohet pa ndryshime thelbësore, me të njëjtat nota si në opinionin mbi Shqipërinë.
Edhe në këtë rast, konkluzioni i Komisionit nëse vendi meriton statusin kandidat dhe çeljen e negociatave mbetet për t’u vendosur në mbledhjen e Kolegjit të Komisionerëve.
Në përgjithësi për reston e vendeve të rajonit, Paketa e Zgjerimit vlerëson se reformat në Ballkan janë ngadalësuar. Vendet e rajonit duhet të fokusohen në mirëqeverisje, të përmirësojnë shtetin ligjor, të shpejtojnë reformat ekonomike dhe të përshtasin legjislacionin me atë europian.
Përmendet se në disa vende vazhdon fenomeni i kërcënimit dhe goditjes fizike ndaj gazetarëve dhe se ndërhyrjet politike, apo gjobat e larta joproporcionale, dëmtojnë pavarësinë e medias. Bashkpunimi i plotë me Gjykatën e Hagës mbetet kërkesë e vazhdueshme në raportet vjetore për Kroacine, Bosnjen e Serbinë.
Çështjet e hapura bilaterale për statusin e Kosovës pengojnë bashkëpunimin rajonal, sipas Komisionit. Mosmarrëveshjet mes fqinjëve nuk duhet të shtrohen në tryezë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e tyre, sugjeron Komisioni.
Në raport flitet për nisjen e negociatave mbi heqjen e regjimit të vizave për kosovarët, meqenëse autoritetet vendase janë angazhuar vetë për riatdhesimin e qytetarëve. Për kriterin ekonomik, Kosova vlerësohet se nuk është dëmtuar nga kriza globale, falë varësisë së ulët të tregut nga eksportet.
Serbia konsiderohet nga Komisioni si shteti me i demtuar nga kjo krize. Ne raport, Komisioni njeh aplikimin e vendit per statusin kandidat, por nenvizon ndaj Beogradit rendesine e vendosjes se mardhenieve te mira me Prishtinen. Ne kete kuader, Komisioni i ben thirrje autoriteteve serbe te njohin vulat doganore kosovare dhe te forcojne bashkpunimin me misionin EULEX.
Ne Bosnje-Hercegovine, Komisioni cmon progres te limituar, dhe nje sere problemesh komplekse lidhur me kriterin politik te Kopenhagenit. Impakti i krizes financiare boterore ne kete vend vleresohet i ndjeshem.
Për Maqedoninë, raporti vjetor i Komisionit konfirmon ruajtjen e rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtaresim, por veçon si të papërmbushura për kriterin politik, pavarësinë e gjyqësorit, reformën në administratë, lirinë e shprehjes, përforcimin e dialogut politik, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Korrupsioni vlerësohet si “mbizotërues dhe një problem serioz”. Kërkohet zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë përmes bisedimeve që drejtohen nga OKB.
Në kriterin ekonomik, vlerësohet se është thelluar defiçiti fiskal, ka rritje të borxhit publik, papunësi të lartë, e përkeqësim të cilësisë së shpenzimeve publike.
Ndërsa Kroacia vlerësohet se i përmbush kriteret e Kopenhagenit për të qenë anëtare e plotë në BE. Të vetmet pengesa, sipas Komisionit, vinë nga parregullësitë e gjyqësorit dhe çështjet e konkurencës.
Top Channel