Premier League, Rooney dërgohet në Amerikë

05/11/2010 13:35

Manchester United ka vendosur të dërgojë Wayne Rooney për një javë në Shtetet e Bashkuara, ku do të mund të rekuperohet i qetë larg mediave.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëstrajneri i “djajve të kuq”, Mike Phelan, i cili ka saktësuar se nisja do të bëhet nesër, ndërsa kthimi të shtunën e ardhshme.

Kështu konfirmohet se sulmuesi do të mungojë në takimin në shtëpi kundër Wolverhampton dhe në derbin e ardhshëm me Manchester City.

Top Channel