
Pas 7 orë diskutimesh për të dalë me një deklaratë të përbashkët për zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri, produkti i deputetëve shqiptarë në takimin dyditor me delegacionin europian ishte zero. (UPDATE)
Ata ranë dakord për pesë pika, por hetimi i zgjedhjeve rrëzoi çdo kompromis të arritur.
Për këtë u deshën 3 votime. Votimi i parë u bë për një amendament në rezolutë të eurodeputetes Doris Pack, e cila propozoi që Komisioni Hetimor të ketë mandat të qartë për të nisur nga puna me hetimin e kutive me materialet zgjedhore, ndërsa hetimi për kutitë me fletët e votimit të bëhet pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Socialistët e pranuan menjëherë këtë amendament, ndërsa demokratët thanë me këmbëngulje se nuk pranojnë amendamentin, nëse atij nuk i shtohen fjalët “në respekt të Kushtetutës dhe Kodit Elektoralâ€, pasi sipas tyre ligji parashikon që me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, fletët e votimit duhet të digjen.
“Nuk e kuptoj pse e kanë të vështirë kolegët e PD-së, pasi është e qartë që nuk vihet në diskutim zbatimi i Kushtetutës. Ajo është e detyrueshme e vëmë ose jo ne kwtuâ€, tha deputetja socialiste Valentina Leskaj.
“Rama është kundër zbatimit të kodit dhe këtë e ka thënë publikishtâ€, ka replikuar demokrati Aldo Bumçi.
Kur amendamenti u hodh në votim, ai mori votat pro të parlamentarëve europianë dhe atyre socialistë. Demokratët votuan kundër. Duke qenë se votat e palës shqiptare ishin të barabarta, nga 7, amendamenti u rrëzua.
Votimi i dytë ishte për të mbajtur pikën tre për hetimin e zgjedhjeve ashtu siç ishte propozuar nga kryetari i delegacionit Eduard Kukan, duke bërë transparencën në respekt të Kushtetutës dhe duke inkurajuar palët të bashkëpunonin për reformën elektorale në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
Kjo pikë është pranuar nga demokratët, por është kundërshtuar nga socialistët, sepse sipas tyre ky formulim nuk kishte kuptim pa amendamentin e rrëzuar të zonjës Pack.
Në përfundim europarlamentarët dhe demokratët votuan pro këtij paragrafi, ndërsa Partia Socialiste votoi kundër.
Votimi i tretë dhe i fundit kishte të bënte me miratimin e deklaratës në tërësi.
“Kemi pasur mospërputhje vetëm për pikën tre dhe nëse nuk votohet ajo bieâ€, tha demokrati Fatos Beja.
“Pa miratimin e zonjës Pack është pa sens që ne të miratojmë ca numra të tjerë të deklaratësâ€, replikoi Leskaj.
Kur mbaroi votimi, europarlamentarët dhe demokratët votuan pro, ndërsa socialistët kundër dhe meqë votat e palës shqiptare ishin sërish të barabarta, kryetari i delegacionit Eduard Kukan e shpalli të rrëzuar deklaratën e përbashkët.
Pas mbylljes të takimit, Eduard Kukan u shpreh i zhgënjyer për përfundimin e bisedimeve dhe për mesazhin e keq që Shqipëria po i dërgon Europës.
“Javën tjetër publikohet raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë. Unë nuk e di çfarë përmban, megjithëse disa media e kanë prezantuar atë, por nuk është zyrtare. Por rezultati i këtij takimi, përfundimisht nuk është një lajm pozitiv apo konstruktiv për Shqipërinë përpara kësaj ngjarjeje”, tha Kukan.
TCH – Zoti Kukan ju po thoni se gjithçka po ndodh në jetën politike shqiptare është një mesazh i keq që ne po japim për Europën?
Kukan – Unë thashë se mesazhi i keq për Europën është se pas dy ditë diskutimesh aktive me delegacionin e Parlamentit Europian dhe delegacionin e Parlamentit Shqiptar ne nuk mundëm dot të arrinim në një dokument të përbashkët, sepse nuk kishte marrëveshje nga pala shqiptare. Nga pala shqiptare u refuzua i gjithë kompromisi i arritur, prandaj ne nuk kemi një dokument. Ky është mesazh i keq. Kjo do të thotë që dialogu politik mes partive politike vazhdon të krijojë ngërçë për të ardhmen dhe rrugën europiane të Shqipërisë.
TCH – Zoti Kukan ju jeni i zhgënjyer nga të dyja palët?
Kukan- Jam i zhgënjyer.
Top Channel