F1, Massa, në burg nëse favorizon Alonson

04/11/2010 16:25

“Nëse lejon të fitojë Alonso do ishte një mashtrim sportiv”. Në këtë mënyrë prokurori brazilian Paulo Castilho kërcënon pilotin e Ferrarit, Felipe Massa.

“Massa, nëse lejon të kalojë Alonso, do të arrestoj”, është shprehur ai, sipas mediave ndërkombëtare.

Prokurori ka paralajmëruar që të mos përsëritet e njëjta ngjarje si në Çmimin e Madh të Gjermanisë, ku piloti brazilian ka favorizuar shokun e tij të skuadrës.

Sipas ligjeve në fuqi në Brazil, një gjest i tillë rrezikon një dënim nga dy në gjashtë vite burg për mashtrim sportiv ose për kontribut në mashtrimin e publikut.

Top Channel