City, Mancini: Lojtarët janë me mua

04/11/2010 10:50

Trajneri i Manchester City, Roberto Mancini, këmbëngul se lojtarët nuk duan ta largojnë nga ekipi, duke përgënjeshtruar spekullimet mbi një komplot të mundshëm të lojtarëve të City-t ndaj tij.

Mediat angleze bënë të ditur se trajneri italian ka pasur konflikt me vëllezërit Yaya dhe Kolo Toure.

Në fakt, Mancini nuk i ka grumbulluar këta lojtarë për ndeshjen e sotme ndaj Lech Poznan në Poloni.

Por, Mancio shprehet: “Mendoj se Yaya Toure duhet të qëndrojë në Angli sepse ka nevojë të stërvitet.”

“Ndërsa Kolo Toure duhet të punojë shumë gjatë kësaj jave sepse javën tjetër kemi tre ndeshje radhazi”, përfundon Mancini.

Top Channel