Bale: Nuk largohem nga Tottenham

04/11/2010 10:20

Klubet më të mëdha europiane janë vënë në radhë për Gareth Bale, por talenti i Tottenham këmbëngul se nuk largohet nga ekipi i tij.

Sipas tabloidit “The Sun”, performancat e Bale ndaj Interit kanë bërë që ekipe si Barcelona dhe Real Madrid të bëjnë gati oferta 60 milionë euroshe.

Por, 21-vjeçari shprehet: “Jam shumë i lumtur tek Tottenham dhe nuk dua të largohem.”

“Tottenham ka treguar se mund të luftojë si i barabartë me ekipe të mëdha si Inter kështu që nuk ka arsye që unë të kërkoj të shkoj në një klub tjetër”, përfundon uellsiani.

Top Channel