‘Marca’: Paqe Zidane-Materazzi

04/11/2010 12:05

Katër vjet pas goditjes së famshme me kokë që Zidane i dha Materazzi-t në finalen e Botërorit 2006 midis Italisë dhe Francës, është shpallur paqja midis dy protagonistëve të atij episodi.

Sipas ‘Marca’, të dy janë takuar rastësisht dje në hotelin ku gjendej ekipi madrilen.

Materazzi po priste në hollin e hotelit Jose Mourinho-n, trajnerin e Real Madrid dhe ish-trajnerin e tij tek Inter, kur ka ardhur Zinedine Zidane, këshilltar i presidentit të Real, Florentino Perez.

Që nga episodi i 2006-ës, i cili i kushtoi kartonin e kuq francezit, Zidane dhe Materazzi nuk kishin folur me njëri-tjetrin.

Sipas ‘Marca’, në fillim u takuan ftohtë. Më pas, kanë filluar të bisedojnë dhe në fund janë pajtuar përfundimisht.

Skena, shkruan e përditshmja sportive spanjolle, u mbyll me një përqafim midis të dyve: e kaluara është harruar.

Top Channel