Tiranë, nesër rinis shpërndarja e aboneve

03/11/2010 21:15

Nga dita e nesërme do të rifillojë shpërndarja e aboneve për autobuzët e linjës urbane, të vlefshme për muajin nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur autoriteti përgjegjës, i cili ka deklaruar gjithashtu se beteja e për plotësimin e kërkesave do të vazhdojë.

“Deklarojmë se nga dita e nesërme do të fillojë shpërndarja e aboneve për muajin nëntor. Lufta jonë për plotësimin e kërkesave do vazhdojë, duke kërkuar bashkëpunimin me autoritetet qëndrore dhe lokale”, ka deklaruar një zyrtar.

Top Channel