PS: Pipero përfitues në tendera

03/11/2010 20:10

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi ka mbështetur akuzat e tij ndaj Ministrisë së Shëndetësisë me fakte, që sipas opozitës nxjerrin drejtorin e politikave shëndetësore në këtë ministri, zotin Pëllumb Pipero, si përfitues të tenderave të barnave në QSUT.

“Petrit Vasili dhe Pëllumb Pipero u bënë dje avoketër të tenderave të ilaceve, sepse drejtori i politikave shëndetësore në ministrinë e Vasilit përfiton miliona euro nga tenderat që zhvillohen për barnat në QSUT. Ai është themelues i kompanisë së ilaceve që drejtohet nga vëllai i tij”, ka deklaruar Shalsi.

Shalsi premton se në ditët në vijim do të publikojë të tjera fakte “skandaloze”, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë gjëndjen e rëndë të spitaleve në vend.

Por në një reagim të tijin, Pipero ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë e drejtuar nga vëllai i tij.

“Të themelosh një kompani farmaceutike është një e drejtë private. Deklaroj me përgjegjësi se nuk kam qenë dhe nuk jam pronar apo administrator i asaj kompanie dhe nuk ka asnjë firmë timen që dëshmon favorizim të biznesit të vëlllait tim”, ka deklaruar Pipero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA