Gjendet i vdekur Andy Irons

03/11/2010 15:25

Amerikani Andy Irons, kampion bote i sërfit në 2002 dhe 2004 është gjetur pa jetë në një hotel në Dallas.

Lajmi është konfirmuar edhe nga mamaja e 32 vjeçarit.

Sipas një komunikate të publikuar në sajtin zyrtar të federatës së sërfit profesionist, Irons prej kohësh vuante nga ethet tropikale, një sëmundje infektive e shoqëruar me temperaturë të lartë.

Për shkak të kësaj sëmundjeje 32 vjeçari kishte deklaruar mospjesëmarrjen në garën e Porto Rikos që do të zhvillohej këtë fundjavë.

Top Channel