Fier, “ngec” ndarja e mbeturinave

03/11/2010 20:20

Me anë të një projekti të mbështetur nga ambasada holandeze, bashkia e Fierit vendosi 400 kosha për të mbledhur mbeturinat e diferencuara.

Ndërsa në vendin e grumbullimit janë vendosur 4 konteinierë për grumbullimin e tyre, por i gjithë sistemi nuk funksionon për shkak se qytetarët vazhdojnë t’i hedhin mbeturinat së bashku dhe ato në destinacionin final përfundojnë sërish së bashku.

Megjithatë kryetari bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo, një muaj pas vendosjes në dispozicion nuk e quan të dështuar projektin.

“Ky projekt është i pakthyeshëm sepse ne kemi hapur një portë për pastrimin e qytetit. Mund të kemi pak rezerva, por kemi mbështetjen e holandezëve që ky projekt të jetë i suksesshëm”, ka deklaruar Zeqo.

Kryebashkiaku tregon se ka rënë dakort me kompani që merren me riciklimin e mbetjeve që të mbledhin vetë dhe mirëmbajnë koshat ku do të hidhen letrat, kartonat dhe mbetjet metalike.

Ndqrkohq që pritet t’i propozojq kqshillit bashkiak krijimin e një ndërmarrjeje në fushën e mbetjeve që do të bëjë diferencimin. Për këtë është menduar punësimi i personave që aktualisht grumbullojnë mbeturina.

Megjithatë, deri në ndërgjegjësimin e qytetarëve të Fierit dhe plotësimin e gjithë rrjetit të riciklimit, koshat e vendosur para një muaji për mbetjet e diferencuara janë bosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA