Dule: Largohen 6 minoritarë nga puna

03/11/2010 12:20

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule denoncoi sot largimin e padrejtë nga  vendet e punës të 6 përfaqësuesve të komunitetit minoritar në Shqipëri.

Dule e konsideron aktin, si shkelje të të drejtave të minoriteve, ndërsa deklaron se nuk do tërhiqet nga mbrojtja e komunitetit grek.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Dule iu drejtua në distancë kryeministrit Sali Berisha se tashmë ka ikur koha e tjetërsimit të votës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA