Xavi mund të lërë kombëtaren spanjolle

02/11/2010 15:40

Problemet e shumta që po vuan me tendinat në këtë kampionat, mund të bëjnë që Xavi Hernandez të ulë numrin e ndeshjeve të luajtura gjatë sezonit.

Sipas revistës “Don Balon”, mesfushori i Barcelonës po mendon mundësinë për të mos veshur më fanellën e Spanjës në mënyrë që të shmangë rrezikun që problemet t’i bëhen kronike.

Mjekët e Barcelonës e kanë nën vëzhgim futbollistin që nga muaji shtator dhe e kanë këshilluar të ulë ritmin.

Vendimin përfundimtar, Xavi pritet ta marrë kur të arrijë 100 ndeshjet me përfaqësuesen e vendit të tij.

Deri tani, spanjolli ka luajtur 97 ndeshje me kombëtaren kampione të Botës dhe Europës.

Top Channel