Mourinho: San Siro, shtëpia ime

02/11/2010 15:20

Jose Mourinho do të kthehet sot në vendin që për dy vjet ishte shtëpia e tij, Milano, dhe më konkretisht në stadiumin “San Siro”, edhe pse atij, si një ish-interist, i pëlqen ta thërrasë “Giuseppe Meazza”.

“Do të jetë një kthim në shtëpi”, shprehet Mourinho.

Tifozët e Milanit e konsiderojnë armik trajnerin portugez të Real Madrid dhe këtë gjë e treguan në ndeshjen e luajtur në “Santiago Bernabeu”, ku u dëgjuan kore kundër tij. Dy vitet e Mourinho-s në pankinën e Interit dhe sukseset që arriti me këtë ekip nuk ishin shumë të këndshme për kuqezinjtë.

“Për mua, të luaj në “San Siro” është njësoj si të luaj në shtëpi. Mëkat që ndeshja është ndaj Milanit dhe jo Interit. Do më pëlqente shumë që të kisha mundësinë të falenderoja tifozët zikaltër për dy vitet e shkëlqyera që kalova në pankinën e Interit”, deklatoi Mourinho.

Top Channel