Milan, Allegri: Na mungojnë golat

02/11/2010 17:00

Trajneri i Milanit : “Ndeshja e nesërme do të jetë shumë ndryshe nga ajo e luajtur në Bernabeu.” Sulmuesi suedez: “Jam në dispozicion të ekipit. Me Juventusin humba 2-3 raste për gol, por nuk do të ndodhë më.”

Allegri nuk ka frikë nga Real Madrid i Mourinho-s sepse ka besim se Milani i tij mund të mposhtë këdo: “Në ndeshjen e parë gabuam shumë. E nisëm ndeshjen me këmbën e gabuar dhe pësuam dy gola të shpejtë. Nesër do të jetë ndryshe, do të ushtrojmë presion dhe duhet të shënojmĽ golat që po na mungojnë. Jam i sigurtë se mund të fitojmë.”

Përsa i përket formacionit, tekniku i Milanit u shpreh: “Akoma nuk e kam vendosur. Boateng po luan mirë, është i disiplinuar taktikisht. Do të kem në dispozicion edhe Ambrosinin dhe në të njëjtën kohë Flamini është në formë. Kam shumë variante.”

Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimoviç u shpreh në konferencën për shtyp para ndeshjes: “Nesër duhet të bëjmë të kundërtën e asaj që bëmë në ndeshjen e parë. Reali në atë ndeshje na dominoi ndërsa ne ishim të ngadaltë.”

“Gjithmonë mundohem të ndihmoj ekipin, por kam nevojë që të njihem më mirë me lojën e shokëve në fushë. Me Juventusin humbëm sepse unë shpërdorova 2-3 raste për gol, por nuk do të ndodhë më”, deklaron i bindur suedezi.

Top Channel