Champions League, Interi në Londër

02/11/2010 11:45

Rikthehen ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe sonte në mbrëmje Interi do të përballet me Tottenhemin.

Sfida e cila do të luhet në stadiumin “White Hart Lane” mund të jetë një mundësi e mirë për ekipin Italian që të sigurojë kualifikimin për në turin tjetër. “Objektivi ynë si gjithmonë është fitorja dhe kalimi i turit, ka theksuar Rafa Benitez. Kjo gjë do të na japë mundësinë të mendojmë dhe të punojmë me më qetësi për kampionatin dhe botërorin e klubeve”, ka përfunduar tekniku spanjoll.

Në grupin B, Lioni do të ndeshet me Benficën dhe një fitore në Portugali do t’i forconte pozitat e francezëve në krye dhe do të mbante larg Shalken e cila do të luaj kundër Hapoel Tel Aviv. Në grupin C Manchester United ka udhëtuar drejt Turqisë ku do të përballet me Bursaspor.

Një 3 pikësh do të ishte garanci për ekipin Sër Ferguson që deri tani është në krye me 7 pikë. Në sfidën tjetër, Rangers dhe Valencia luajnë për vendin e dytë pas United. Favoritët janë padyshim spanjollët të cilët luajnë në fushën e tyre, por skocezët kanë treguar se nuk vuajnë nga sindroma transfertë. Ndeshja më e rëndësishme e grupit D, do të jetë ajo mes dy kryesuesve Barcellona dhe Copenhagen, pasi një fitore e danezëve mund t’i ndryshonte disi balancat në këtë grup.

Top Channel