Bale i pëlqen edhe Barcelonës

02/11/2010 20:35

Emri i Gareth Bale, mbrojtësit të Tottenham, gjendet në listën e përforcimeve të Andoni Zubizarretës, drejtorit sportiv të Barcelonës.

Në këtë listë gjenden gjithashtu edhe hollandezi Afellay (PSV Eindhoven), argjentinasi Pastore (Palermo) dhe uruguajani Suarez (Ajax).

“Bale është një futbollist interesant, me një stil të ndryshëm loje dhe që do i bënte mirë kampionatit spanjoll”, shprehet Zubizarreta, ish-portier i Barcelonës dhe tani drejtor sportiv i saj.

Bale po shkëlqen këtë sezon me ekipin e tij në Premier League dhe arriti të shënonte tre gola ndaj Interit në një ndeshje të Ligës së Kampioneve.

Top Channel