Mundja kundër KOKSH-it

01/11/2010 15:35

Sportistë të 12 klubeve të mundjes në Shqipëri kanë protestuar përpara zyrave të KOKSH-it duke kërcënuar me greve urie nëse nuk do të zgjidhen çështjet e këtij sporti në Shqipëri.

Sipas tyre, drejtuesit e KOKSH-it dhe presidenti Viron Bezhani po mbajnë peng përfaqësimin e vendit tonë në aktivitetet ndërkombëtare.

“Veprimet antisportive kanë penalizuar sportistët elitarë në Shqipëri. Është shndërruar në një organizatë politike që nuk përfaqëson më frymën olimpike. Ne do të shkojmë deri në greve urie nëse nuk merren parasysh të drejtat tona”, është shprejir mundësi i Paritzanit, Miraldo Ndoka.

Gjatë protestës së tyre sportistët e 12 klubeve kanë fajësuar KOKSH-in dhe politikat e tij për ikjen e Elis Gurit nga Shqipëria, i cili në turnetë e ardhshëm do të garojë për kombëtaren bullgare.

Top Channel