Inter nuk dorëzohet për Bale

01/11/2010 12:40

Nesër, ndeshja Tottenham-Inter nuk do të luhet vetëm në fushë, por edhe midis presidentëve të të dy ekipeve.

Tottenham kërkon mesfushorin e Interit, Sulley Muntari, në janar, ndërsa Moratti do të kërkojë një opsion për blerjen e mbrojtësit të majtë, Gareth Bale.

Falë tripletës që shënoi në San Siro, pikërisht ndaj Interit, çmimi i uellsianit tani varion nga 20 deri në 30 milionë euro.

Gjithashtu trajneri i Tottenham, Harry Redknapp, nuk kërkon të lëshojë një mbrojtës të majtë si Bale në mes të sezonit. Pra, e vështirë që Inter të marrë shërbimet e këtij lojtari që në janar.

Përsa i përket merkatos së ardhshme të verës, konkurrenca për zikaltërit është e fortë. Real Madrid, Manchester City, Manchester United, Juventus dhe Milan janë disa nga admiruesit e talentit nga Uellsi.

Top Channel