F1, Ecclestone tifoz me Red Bull për titullin

01/11/2010 16:55

Bernie Ecclestone është tifoz me Red Bull-in për titullin botëror të 2010-ës dhe shprehet kundër skuadrave të reja të cilat sipas tij, drejtohen nga të paaftë.

Ecclestone, dy ditë nga fundi i sezonit, në një intervistë për Financial Times, shpreson që titulli i ardhshëm botëror të shkojë për një fytyrë të re.

“Do doja të shikoja një prej pilotëve të Red Bull, Mark Webber ose Sebastian Vettel të shikojnë botërorin”, është shprehur ai.

Top Channel