Dinamo fiton 2-1 me Kastriotin

01/11/2010 18:50

Dinamo fiton në Krujë me Kastriotin 2-1 dhe ngjitet sërish në krye të klasifikimit.

Kryeqytetasit nuk kishin në pankinë në këtë ndeshje trajnerin Blanko i cili i dënuar ndodhej në tribunë, megjithatë luajnë mjaft mirë e gjejnë golin e avantazhit në minutën e 13-të me mesfushorin Emiljano Vila i cili merr një assist nga Martinena.

Krutanët reagojnë mjaft mirë duke krijuar disa raste shënimi.

Në minutën e 22-të ata pretendojnë për një prekje me dorë të Pishës brenda zones, por për gjyqytarin gjithçka është e rregullt.

Vendimet e arbitrit kryesorë tensionojnë situatën në shkallët e stadiumit, ku tifozët godasin anësori Cokaj duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

Edhe pak minuta më pas krutanët pretendojnë për një tjetër penallti, por sërish gjyqtari mendon ndryshe.

Në mbyllje të pjesës së parë vendasit mbeten me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Kalarit.

Me fillimin e së dytës Dinamo shënon edhe golin e dytë me Allmuçën, ndërkohë që reagimet e skuadrës së Ndreut edhe pse me një lojtarë më pak, konkretizon me një gol mjaft të bukur të Babic, duke mbyllur këtë takim me rezultatin përfundimtarë 2-1.

Kjo ishte fitorja e shtatë në 9-të javë për Dinamon që ndodhet e vetme në krye në kuotën e 22 pikëve.

Top Channel