FIFA në skandal korrupsioni

29/10/2010 20:00

Skandali korruptiv brenda komitetit ekzekutiv të FIFA-s ka alarmuar organin më të lartë të futbollit botëror, i cili nëpërmjet presidentit Josef Blater, i ka kërkuar gazetës britanike Sunday Times më shumë informacione.

Ka qenë pikrëisht kjo gazetë që ka nxjerrë një vidjo ekskluzive të bisedimeve korruptive të dy nga 24 antarëve që ka komiteti ekzekutiv i FIFA-s.

Njëri është nigeriani Amos Adamu dhe një përfaqësues nga Tahiti, Reynald Temari. Të dy këta antarë kanë pranuar në këmbim të një shumë prej rreth 800 mijë eurosh që të japin votën për Amerikën për botërorin e 2018-s, ndërkohë që edhe për botërorin e 2022 i kishin shitur votat, pasi votimi do të bëhet për të by këto botërore më 2 dhjetor.

Por jo gjithçka ka përfunduar këtu edhe ish-sekretari Zen Rufinen, i cili akuzoi Blaterin për korrupsion në vitin 2002 është zbuluar nga Sunday Times, duke sugjeruar antarë të korruptuar të komitetit.

Në përfundim të gjithë këtij skandali është akuzuar edhe Spanja e Katari për shkëmbim votash, njëra federatë i kërkon tjetrës 7 vota për 2018-n që të mund të ia japi për botërorin e 2022. Ky kaos ka shqetësuar dhe presidentin e komitetit olimpik ndërkombëtar Zhak Rog, i cili i ka kërkuar Blaterit më shumë transparencë.

Vendet kandidate për të organizuar botërorin e 2018-s janë Rusia, Anglia, Spanjë-Portugali dhe Belgjikë-Holandë.

Ndërkohë për botërorin e 2022-shit janë SHBA, Australia, Katari, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Top Channel