Liverpool, Torres dhe Reina mund të largohen

28/10/2010 15:45

Sipas “Daily Mirror”, Fernando Torres dhe Pepe Reina do shfrytëzojnë një klauzolë sekrete në kontratën e tyre për tu larguar nga Liverpool në merkaton e dimrit.

Situata jo e mirë e klubit anglez mund të çojë në largimin e tyre.

Gjithashtu, të dy këta lojtarë mund të luajnë në Ligën e Kampioneve me skuadrën e re sepse Liverpool nuk u kualifikua në këtë kompeticion.

Sipas kësaj gazete, klubi i bindi këta lojtarë të vazhdonin karrierën e tyre në Liverpool pas largimit të Rafa Benitez.

Pas shumë mbledhjesh, lojtarët pranuan, por vunë si kusht për qëndrimin e tyre një klauzolë të cilën kanë ndërmend ta përdorin tani për tu larguar.

Torres mund të shkojë tek Manchester City, ndërsa Reina kërkohet nga Arsenal dhe Manchester United.

Top Channel