Korrupsioni në Ballkan, nis seanca në PE

28/10/2010 15:25

Korrupsioni ne Ballkan ishte tema e debatit në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Në cilësine e Drejtorit Ekzekutiv te ‘Transparency International’ per Shqiperine, Lutfi Dervishi, u shpreh se deshtimi ne luften ndaj korrupsionit ne vend, vjen nga fakti qe akuzat per korrupsion nuk perfundojne asnjehere procesin, te akuzuarit gezojne perkrahje politike dhe imunitet, e pergjithesisht keto akuza behen per qellime elektorale.
 
“Dhe pas zgjedhjeve, vecanerisht pas rotacioneve, ish-akuzuesi transformohet ne nje aleat politik. Sistemi gjyqesor eshte i lidhur ngushte me politiken. Per hir te menyres se organizimit te gjyqesorit, sistemi mbetet me shume simbol se nje praktike. Korrupsioni prek dhe gjyqtaret. Ata te cilet nuk kane kompensim te duhur per punen e tyre e nga pasiguria japin vendime nen presionin e politikaneve apo krimineleve. Te gjitha keto cojne ne nje gjyqesor qe s’mund te krijoje model per luften ndaj korrupsionit. Duke fajesuar e akuzuar njeri-tjetrin ne media e parlament, politika ka kontribuar ne krijimin e nje atmosfere ku edhe gjyqesori, pa permendur parregullesite dhe dobesite e tij, paguan luften e shpeshte joparimore politike kunder korrupsionit”, tha Dervishi.

Transparenca e munguar per financimin e partive politike, emerimet ne sherbimin civil u permenden si shqetesuese nga Dervishi e po keshtu roli i shoqerise civile e medias.

“Theksojme vazhdimisht se roli i medias duhet te jete si i ‘qenit roje’, por sipas nje thenie te vjeter, ‘qeni nuk lehe nese te zotet e shtepise kalojne afer tij’. Ne duam qe qeni roje te lehe, por ne vend te kesaj media eshte pozicionuar, kemi media pro qeverise dhe njelloj per opoziten, dhe dy qene roje, nje qe ruan qeverine e lehe kunder opozites e po keshtu tjetra”, tha Dervishi.

Me ze te larte e nje gjuhe me te ashper, perfaqesuesja e Malit te Zi akuzoi qeverine e Podgorices per korrupsion dhe mostransparence: “Shteti eshte kapur nga nje grup i vogel gangsteresh qe kontrollojne gjithcka, – sipas saj, – e mungon alarmi per shkak te kontrollit te medias”.
 
Me perjashtim te raportuesit per Shqiperine, Nicolaos Chountis, i cili nuk ishte i pranishem ne debat, eurodeputetet qe mbulojne vendet e tjera te Ballkanit u treguan aktivë dhe u kerkuan perfaqesuesve te shoqerise civile dhe Komisionit qe te tregojne se ne c’menyre Parlamenti Europian mund te jete me i dobishem ne luften kunder korrupsionit.

“Nese lexoni me kujdes raportet tona te vitit te kaluar, ketu kam vetem ate per Shqiperine dhe Malin e Zi, ne i kemi permendur te gjitha keto ceshtje si prioritete dhe ato duhet te adresohen. Ne nuk jemi te interesuar ne formalitete, nuk na intereson nese egziston nje ligj, por na intereson qe te kete nje sistem te mire e te rrepte qe lejon funksionimin e partive politike mbi baza solide e standarte te verteta etike. Vendet duhet te reformohen ne praktike, ne terren, e jo vetem te marrin letra e vendime qe nuk zbatohen ne te vertete, vetem atehere ne besojme se mund te arrijme rezultate te qendrueshme”, tha  Vassilis Maragos, nga Drejtoria e Zgjerimit, KE.

Ceshtja e korrupsionit ne Ballkan ka vijuar me pas dhe ne nje panel te posacem te organizuar nga Miqte e Europes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA