Basha: PS fushatë kundër kryepolicëve

28/10/2010 10:35

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi në parlament se po hetohen dy pista hetimi për vrasjen e kryekomunarit të Tërthorës, në Kukës, ngjarje për të cilën Partia Socialiste kërkoi zbardhje të plotë.

Ministri siguroi deputetët e opozitës se po kryhen të gjitha procedurat, ndërsa i ftoi ata që në ruajtje të sekretit shtetëror të vihen në dijeni të hetimeve të deritanishme.

“Ju ftoj që në cdo moment të shihni dokumentacionin, pa e kthyer këtë ngjarje në cështje politike, sepse bëhet fjalë për sekret hetimor”, tha Basha.

Ministri akuzoi PS për fushatë të padrejtë kundër krerërve të policisë, të cilët po vijojnë të luftojnë me vendosmëri krimin e organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA